Prokuroria, 6 lëndë kundër Merkos
Prokuroria, 6 lëndë kundër Merkos

Gazetar: Adrian Kerimi
Dosja penale e Ramiz Merkos përfshinë të paktën 6 lëndë të cilat ndodhen në fazë të ndryshme hetimi që kualifikohen plotësisht në shpërdorim me detyrën zyrtare dhe mashtrim. Prokuroria Publike ka njoftuar sot për lëndët të cilat janë aktive dhe po punohet në fazën hetimore dhe para hetimore. Gjithashtu ka procedura të cilat akoma nuk janë rrumbullakuar në lëndë penale. Njëra ndër to është mbi bazën e kallëzimit penal nga Policia Financiare e që ndërlidhet me dyshimet për shkelje ligjore në procedura eksproprijimi.
“Kallëzim penal nga disa shoqata qytetare mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare;
Lëndë e evidentuar në Prokurorinë e Strugës kundër personit në fjalë dhe dy personave të tjerë mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare;
Procedurë para hetimore e cila daton nga data 19.05.2023 në Prokurorinë e Strugës;
Lëndë e hapur mbi bazën e kallëzimit penal nga Drejtoria e Policisë Financiare kundër personit në fjalë dhe 5 personave të tjerë. Prokurori përkatës ka bërë kërkesë për ekspertizë në Byronë e ekspertizës gjyqësore dhe tre herë është kërkuar plotësimi i ekspertizës. Akoma pritet përgjigje për plotësim nga viti 2020;
Kallëzim penal nga një grup i avokatëve. Lënda ndodhet në procedurë para hetimore.
Kallëzim penal mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare dhe dyshimet për mashtrim që ndërlidhet me eksproprijimin e tokës në Strugë. Ndaj lëndës së njëjtë veprojnë Prokuroria Publike dhe Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion. Akoma ndodhet në procedurë para hetimore“, thanë nga Prokuroria Publike.
Organi i akuzës ka njoftuar se ka dyshime të bazuara për mos veprim dhe jo profesionalizëm nga ana e prokurorëve publik. Veprimtaria e tyre do të jetë nën hetim posaçërisht pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.
“Gjatë viteve të kaluara kundër personit në fjalë janë zbatuar disa procedura mbi bazën e kallëzimeve penale nga subjekte dhe institucione të ndryshe. Ne si Prokurori i kemi marr me seriozitet informacionet e DASH-it për ndikim potencial të këtij personi ndaj procedurave. Për këtë arsye do me urgjencë do të ndërmerren hapat për vlerësimin e ligjshmërisë dhe përditësimit të procedurave. Në rast se në punën e prokurorëve konstatohet mungesë përditësimi, jo profesionalizëm dhe nënshtrim ndaj ndikimeve, do të ndërmerren masa”, u shprehën nga Prokuroria Publike.
Javën që vjen Këshilli Gjyqësor do të formon Komisionin për kontroll në punën e Gjykatës Themelore të Strugës. Formimi i trupit që do të shqyrton dhe evidenton konstatimet e departamentit, përkatësisht ndikimin e Merkos në procedura gjyqësore do të formohet në mbledhjen e ardhshme. Trupi do të udhëhiqet nga koordinatori për kontrollin e punës së Gjykatës Themelore të Strugës dhe dy anëtarëve të tjerë. /alsat.mk