Prokuroria hesht për gjetjet e revizionit

Prokuroria hesht për gjetjet e revizionit

Gazetar: Adnan Qaili

Alarmit të Entit të Revizionit se qindra miliona euro dyshohet të jenë keqpërdorur në disa projekte infrastrukturore, nuk i është përgjigjur ende Prokuroria Publike. Madje N.P. “Rrugët Shtetërore” dhe N.P. Hekurudhat-Infrastruktura janë me pushime vjetore dhe nuk na dhanë përgjigje për dyshimet e ngritura se në projektet e disa segmenteve të autostradave dhe disa të hekurudhave janë mbi vlerësuar me çmime, krahas kostove fillestare. Ish anëtari i Antikorrupsionit, Nuri Bajrami tha se organi akuzës nuk duhet të pret indicie, ka dyshime të bazuara në fakte që aty ka pasur vjedhje parash.

“Për fat të keq nuk ka nisma të tilla, këto nisma që ngritën janë amorfe ose stërzgjaten dhe në fund ata që kanë projektuar keq dhe ata që projektuar të vjedhin i realizojnë qëllimet e tyre duke dëmtuar buxhetin e shtetit dhe vet standardin jetësor të qytetarëve. Prokuroria pa dyshim nuk duhet të pret asnjë nismë, është koha e fundit që të ndalet ky trend apo ky hov i vjedhjes së buxhetit të shtetit”, tha Nuri Bajrami, Ish-anëtar i Anti-Korrupsionit.

Duke u bazuar në raportin e Entit të Revizionit kërkohet nga organi akuzës të hetoj se si 484 milionë euro dyshohet të jenë shtuar vetëm në tre projekte, siç janë segmenti i tretë i hekurudhës 23,4 km nga Kriva Pallankë-kufiri me Bullgarinë, autostrada Kërçovë-Ohër dhe segmenti i dytë i autostradës Shkup-Bllacë.

Raporti i Entit Shtetëror të Revizionit
A) Sipas marrëveshjes së lidhur RMV dhe BE për Segmentin III hekurudhor është 340 milionë euro, ndërsa deri në ditën e auditimit vlera ka arritur në 560 milionë euro, që paraqet rritje në shumën e 220 milionë euro.
B) Për projektin e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër, vlera e kontratës për aneksin nr.3 ishte 589 milionë euro, ndërsa vlera fillestare ishte 411 milionë euro, që paraqet rritje 178 milion euro më shumë.
C) Projekti i segmentit dytë për autostradën Shkup-Bllacë fillimisht është parashikuar në vlerë 112 milionë euro, ndërsa u rrit në 198 milionë euro për 10.5 km autostradë, që paraqet 86 milion euro më shumë.

Për ndërtimin e Korridorit 8 infrastrukturor dhe Korridorit 10d me një gjatësi prej 108 km dhe një vlerë të parashikuar prej 1,319 miliardë euro, u miratua një ligj i veçantë që rregullon kushtet dhe mënyrën e ndërtimit. Me një analizë krahasuese të kostos së ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10d, u përcaktua rishikimi se në planin pesëvjeçar të Komunitetit të Transportit nga prilli 2022, vlera treguese e deklaruar për pjesët e planifikuara është 585 milionë euro ose 475 milionë euro pa segmentin Bukojçan-Kërçovë. Sa i përket marrëveshjes me konzorciumin Bechtel-Enka e mbrojtur me ligj, e klasifikuar sekret shtetëror, ministri i Transportit tha se do të kërkoj që fillimisht të de klasifikohet dhe pastaj të rishikohet në detaje. Deri më tani për projektet e autostradave të Korridorit 8 dhe 10d, janë paguar 250 milion euro. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button