Prokuroria heton shkaqet e aksidentit në rrugën Rashçe-Saraj

Prokuroria heton shkaqet e aksidentit në rrugën Rashçe-Saraj

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kryer hetime në Rashçe, ku një veturë me pasagjerë ka rënë në ujërat e lumit Vardar.

“Pavarësisht kushteve jashtëzakonisht të vështira në terrene të paarritshme, janë ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e gjurmëve dhe provave me qëllim përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Sipas informacioneve fillestare, automjeti drejtohej nga njëri prej të ndjerëve. Gjithashtu do të lëshohet urdhër për ekspertizën e makinës. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik janë intervistuar dëshmitarët okularë të ngjarjes, si dhe familjarët e familjes në automjet për zbardhjen e të gjitha rrethanave”, thuhet në kumtesë e Prokurorisë Themelore.

Me veturën nga ujërat e Vardarit janë nxjerrë edhe trupat e tri femrave pa shenja jete, për të cilat është lëshuar urdhër për autopsi. Një person tjetër është në kërkim, ndërsa në makinë udhëtonte edhe një fëmijë, i cili është gjetur me lëndime jashtë automjetit dhe është dërguar në Qendrën Klinike.

LEXO EDHE:

Back to top button