Prokuroria ka hapur hetim ndaj prokurorit të lartë, Mustafë Hajrullau

Prokuroria ka hapur hetim ndaj prokurorit të lartë, Mustafë Hajrullau

Prokurorai Publike ka hapur hetim kundër prokurorit të lartë, Mustafë Hajrullau mbi dyshimet për “shpërdorim me detyrën zyrtare” dhe “maltretim gjatë detyrës zyrtare”. Organi i akuzës nuk jep më shumë detaje mbi arsyet e suspendimit por thotë se padia penale për maltretime ka ardhur nga një grup i të punësuarve në Prokurori të Lartë ndërsa më pas, Prokuroria e Shtipit ka vërtetuar se ka edhe elemente të shpërdorimit me detyrën zyrtare. Alsat jo zyrtarisht mëson se në fakt Hajrullau detektoi se si një familjare e kryeprokurorit Lupço Kocevski ka nxjerr pjesë nga raporti i klasifikuar i Komisioni republikan për kontroll në Prokurorinë e Lartë dhe të njëjtat i ka shpërndarë në media. Në momentin që Hajrullau ka dashur të ndërmerr masa është ballafaquar me akuza për maltretim dhe shpërdorim të detyrës. Për pohimet Hajrullahu i dorëzoi mediave një video incizim për të cilin pretendonte se e ka marr nga burime të tij ku shihen dy femra. Për njërën prej tyre i është thënë se është e afërt apo familjare e ngushtë e një prokurori me pozicion të lartë në Prokurorinë Publike. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button