Prokuroria kërkon dënim maksimal për ish-trajnerin racist të PSZH-së

Në Francë ka nisur gjyqi ndaj Kristof Galtier në gjykatën penale të Nicës. Ish-trajneri i PSZH-së dhe Nicës është në gjyq i akuzuar për ngacmim moral dhe diskriminim. Ngjarjet e supozuara datojnë që nga koha kur ai drejtonte Nicën gjatë sezonit 2021-2022. Kërkesa e prokurorisë është pa dyshim e rëndë. Prokurori Damien Martinelli ka kërkuar 12 muaj burgim me kusht, 45 mijë euro gjobë dhe këtë e raporton RMC SPORT.
“Një tjetër mysliman, nuk e dua, kemi mjaft”, kishte reaguar Galtier në dimrin e vitit 2022, në lidhje me blerjen e mundshme të Bilal Brahimit.
“Më të këqijtë janë algjerianët, janë të pistë dhe ekstremistë”, është një tjetër reagim i papërshtatshëm i tij.
“Nuk dua zezakë dhe arabë në skuadër” një shprehje drejtuar ish-drejtorit sportiv të Nicës, Fournier.