Prokuroria po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit me grisjen e flamurit maqedonas
Prokuroria po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit me grisjen e flamurit maqedonas

Prokuroria Publike ndërmerr veprime për zbardhjen e rastit me grisjen e flamurit maqedonas në festimet e mbrëmshme për Ditën e Flamurit Shqiptar, informojnë nga Prokuroria.
“Është njoftuar prokurori publik, po ndërmerren veprime për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.
Me automobila me flamuj të valuar nëpër rrugët e Shkupit dhe në qytete të tjera në vend ku shumica e qytetarëve janë shqiptarë, dje dhe mbrëmë u shënua Dita e Flamurit Shqiptar. Në disa video incizime të cilat ishin publikuar mbrëmë nga mediat dhe qytetarët shihet se si griset flamuri maqedonas dhe si mbi të kalon një automobil.