Prokuroria Publike zgjeron akuzën kundër Muhamed Zeqirit

Prokuroria Publike zgjeron akuzën kundër Muhamed Zeqirit

Prokuroria Publike ka zgjeruar akuzën kundrën ish sekretarit të Qeverisë, Muhamed Zeqiri i akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Organi akuzës e ndjek penalisht Zeqirin për shkeljen e Ligjit për prokurime publike me çka ka dëmtuar buxhetin shtetëror për 1.5 milion euro.

Akuza e parë ka të bëjë me marrëveshjen për shërbime konsultative e cila sipas Prokurorisë është lidhur pa zbatuar procedurat e parapara me ligj, ndërsa kompania që ka përfituar është themeluar 20 ditë para se të lidhej marrëveshja nga një shtetas kroat gjithashtu i akuzuar në këtë rast. Marrëveshja përfshinte studimin e fizibilitetit në Postën e Maqedonisë së Veriut.

Akuza e dytë për të cilën organet e ndjekjes penale dyshojnë se Zeqiri ka dëmtuar buxhetin lidhet me privatizimin e “Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut-Transporti”.

Prokuroria ka cilësuar se akoma ekziston rreziku i arratisjes dhe për këtë arsye gjykata i ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button