Promotori i Xhoshua-s: Ai do të vendosë vet për të ardhmen pas aksidentit

Pas aksidentit me makinë të disa javëve më parë në Nigeri, ku humbën jetën Sina Ghami dhe Latif ‘Latz’ Adoyele, anëtarët e ekipit trajnues të boksierit Enthoni Xhoshua, e ardhmja e britanikut është në dilemë. Promotori i tij Edi Hern tha se do të jetë vetë Joshua ai që do të vendosë për të ardhmen e tij.

Xhoshua ishte gjithashtu në makinë dhe kërkoi trajtim spitalor për lëndime të lehta para se të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar. Kur u pyet nëse pret që Xhoshua të marrë një kohë të konsiderueshme pushim nga boksi, Hern tha: “Besoj se PO. Ai ka nevojë për kohën e duhur për të pushuar”.

 

“Xhoshua ka nevojë që të ketë kohën e vet dhe të lihet vetëm për të kapërcyer jo vetëm një incident të tmerrshëm. Ai humbi dy miq të mirë. Është me zemër të thyer pas asaj që ndodhi. Kur të vijë koha e duhur, besoj se ai do të marrë vendimin e tij. Do ta dëgjoni prej tij”, shtoi më tej Edi Hern.

 

“E ardhmja e Enton Xhoshua do të tregohet nga vetë Entoni Xhoshua. Dhe ky është i vetmi zë që duhet ta dëgjoni në këtë drejtim. Ne do t’i japim kohën e tij për të marrë atë vendim dhe për t’u shëruar. Ajo që i ndodhi nuk është normale, veçanërisht familjet e Sina dhe Latz, të cilët ishin kaq të dashur“, shtoi promotori.

LEXO EDHE:

Back to top button