Pronarët amerikan të AS Romës, bëhen pronar të klubi të Premier Ligës
“The Friedkin Group” ka arritur një marrëveshje për të blerë 94% të aksioneve të shumicës të Farhad Moshiri në Everton. Marrëveshja është subjekt i miratimit rregullator nga Premier Ligës, Shoqata e Futbollit dhe Autoriteti Financiar.
Vlera e marrëveshjes besohet se tejkalon 400 milionë funta, duke e lënë Moshiri me një kthim të vogël nga investimi i tij i konsiderueshëm. Grupi me bazë në SHBA udhëhiqet nga kryetari Dan Friedkin, i cili gjithashtu zotëron klubin Italian AS Roma. Ai ka një pasuri neto prej 5.7 miliardë funta sipas “Forbes”.
Everton do të bëhej klubi i 10-të në Premier League nën pronësi shumicë amerikane. Marrëveshja do të përfundonte periudhën e trazuar të drejtimit të Moshirit. Biznesmeni britaniko-iranian ka investuar më shumë se 750 milionë funta në klub që nga viti 2016, por shumë tifozë kanë qenë të pakënaqur me pronësinë e tij.
Sezonin e kaluar ata u dënuan me zbritjen e pikëve dy herë – që arrinin në një total prej tetë pikësh pas një procesi apelimi – për shkelje të rregullave financiare të Premier Ligës lidhur me nivelin e humbjeve që klubeve u lejohet të bëjnë.
“The Friedkin Group” kishte rënë dakord për një marrëveshje parimore për të blerë 94% të aksioneve të Moshirit në qershor. Por bisedimet u ndërprenë një muaj më vonë pasi palët nuk arritën të finalizonin një marrëveshje. Kjo erdhi pasi grupi “777 Partners” me bazë në Majami nuk arriti të përfundonte një marrëveshje më herët këtë vit.
Në një sagë komplekse rreth marrjes së klubit, biznesmeni amerikan dhe bashkëpronar i Kristal Pallasit, Xhon Tekstor u përfshi në bisedime, por nuk arriti të përfundonte një marrëveshje pasi rregullat e Premier Ligës ndalojnë individët të zotërojnë më shumë se një ekip.