Propozohet vazhdimi i orës policore edhe pse rastet e reja kanë rënë në minimumin historik  

Maqedonia e Veriut shënon vetëm 1 të prekur me COVID-19 në 24 orët e fundit, që njëherësh është dhe shifra më e ulët që nga paraqitja e rastit të parë me virusin Korona vitin e kaluar. Janë shënuar 3 viktima dhe 204 të shëruar. Ndërkohë është regjistruar rasti i parë në vend me llojin Indian të virusit korona. Mutacioni indian është konstatuar javën e shkuar te një pacient i cili është kthyer nga Iraku, ku paraprakisht ka qenë 10 ditë i shtrirë në Spital.

https://www.youtube.com/watch?v=Or5T3w_Tg-E

Ministria e Shëndetësisë

“Në momentin që është kthyer në Maqedoni, pacienti menjëherë me veturë sanitare është transferuar në Spital privat ku edhe po trajtohet për momentin. Gjendja e pacientit është e qëndrueshme dhe se pacienti nuk paraqet rrezik për përhapje të këtij lloji të virusit”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë ora policore dhe masat tjera aktuale restriktive do të vazhdojnë deri më 15 Qershor. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce në Shtabin e Krizës ka propozuar që masat të vazhdojnë me qëllim që të kufizohen grupimet gjatë orëve të vona të cilat mund të shkaktojnë përkeqësim të situatës.

Ministria e Shëndetësisë

“ Gjendja epidemiologjike në vend është e qëndrueshme. Numri i rasteve aktive po bie ndërsa në mënyrë drastike ka rënë edhe numri i të shtruarve në spitale. Nuk ka paralajmërim se periudhën e ardhshme do ketë rritje të rasteve të reja”.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se për herë të parë që nga fillimi i pandemisë në Klinikën Infektive mjekët kanë filluar të kontrollojnë pacientë edhe me sëmundje tjera infektive përveç Kovid-it.  Për momentin në vend ka gjithsej 464 raste aktive me Kovid.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button