Protesta masive për rritjen e çmimit të naftës/ Forcat e sigurisë vrasin një person në Guinea

Protesta masive për rritjen e çmimit të naftës/ Forcat e sigurisë vrasin një person në Guinea

Trazirat që nisën ditën e mërkurë në Conakry të Guineas kanë shkaktuar një të vdekur. Si pasojë e përplasjes me me forcat e sigurisë ata kanë hapur zjarr, duke lënë të vdekur një nga protestuesit.

Sipas CNN, të shtënat shpërthyen gjatë natës, ndërsa qytetarët kishin djegur gomat në shenjë proteste, për rritjen e çmimeve.

“Të rinjtë e zemëruar dolën për të protestuar dhe përleshur me forcat e sigurisë. Dëgjuam disa të shtëna. Pati edhe gaz lotsjellës”, tha Souleymane Bah, një banore e qytetit.

Gjithçka u vërtetua kur një familjar i viktimës konfirmoi, se ai ishte vrarë në protestë.

Në lidhje me këtë sulm Ministri i Sigurimit, Bachir Diallo premtoi një hetim, njëkohësisht dënoi  veprimet që çuan në humbjen e jetës.

Këto janë konsideruar trazirat më  serioze që kur koloneli Mamady Doumbouya, mori në dorë drejtimin e shtetit në gusht të vitit të kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button