Protesta në Iran, forcat e sigurisë hyjnë në universitetin e Teheranit
Protesta në Iran, forcat e sigurisë hyjnë në universitetin e Teheranit

Gjatë natës ka pasur skena të dhunshme në një universitet të njohur në Teheran, ndërsa protestat antiqeveritare vazhdojnë të përfshijnë vendin.
Raportet thanë se një numër i madh studentësh në Universitetin e Teknologjisë Sharif ishin bllokuar në një park makinash që ishte rrethuar nga personeli i sigurisë, shkruan BBC.
Një video u shfaq për të treguar studentët duke ikur ndërsa dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri.
Protestat antiqeveritare shpërthyen më 17 shtator, pas vdekjes së një gruaje të ndaluar nga policia e moralit .
Në komentet e tij të para publike, Udhëheqësi Suprem Ayatollah Ali Khamenei e përshkroi vdekjen e Mahsa Amini si një “incident të hidhur”.
Por ai i denoncoi protestat mbarëkombëtare si “trazira” që ai pretendoi se ishin “planifikuar” nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, “si dhe agjentët e tyre të paguar, me ndihmën e disa iranianëve tradhtarë jashtë vendit”./euronews.al/