Protesta në Izrael/ ‘Ndaloni luftën’ dhe ‘mos lini pengje pas’

Protesta në Izrael/ ‘Ndaloni luftën’ dhe ‘mos lini pengje pas’

Mijëra izraelitë kanë protestuar përsëri ditën e djeshme, duke i kërkuar qeverisë së Netanyahut që të respektojë plotësisht marrëveshjen e armëpushimit, e cila u përfundua 10 ditë më parë dhe hyri në fuqi të dielën e kaluar.

Po dje Izraeli liroi 200 palestinezë të mbajtur peng në këmbim me 4 ushtare femra izraelite të mbajtur nga Hamasi.

Protestat u zhvilluan në Tel Aviv, Haifa, Jerusalem dhe qytete të tjera. Pjesëmarrësit mbanin pankarta me slogane të tilla si ‘ të ndaloni luftën’ ose ‘mos lini pengje pas’.

Në kuadër të marrëveshjes Izrael- Hamas, faza e parë është 42-ditore dhe 33 pengje izraelite do të lirohen në këmbim të 1,904 palestinezëve.

Për fazën e dytë dhe të tretë, nuk janë vendosur ende kushtet por pritet që qeveria izraelite dhe lëvizja palestineze të ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe SHBA të vendosin dhe t’i fillojnë ato.

LEXO EDHE:

Back to top button