Protesta në Tiranë, plagoset në sy edhe një tjetër punonjës policie

Policia e Shqipërisë njofton se gjatë protestës së të shtunës, të katërtën ditë me radhë, rreth orët 19:30 është dëmtuar rëndë në sy një tjetër efektiv i policisë.
Efektivi dyshohet të jetë lënduar si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura nga turma e protestuesve.
-Rreth orës 19:30, tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjsve të policisë nga turma e protestuesve është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, i cili u transportua menjeherë për ndihmë mjeksore për në spitalin “Nënë Tereza”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ditë më parë nga protestuesit ishte plagosur në sy polici Fadil Allaraj. Allaraj kaloi një operacion në sy pas dëmtimit që pësoi.
Ndërkohë protesta vijojnë edhe këtë të shtunë për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë.