Protesta – Nesër ‘bllokohet’ një pjesë e Shkupit

Në rajonin e Shkupit, nesër në periudhën nga ora 18:45 minuta deri në ora 20:30, për shkak të marshit protestues, Njësia për siguri në komunikacion pranë SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, informon Ministria e Punëve të Brendshme.

- Advertisements -

Protesta do të fillojë në ora 18:45 minuta para Ministrisë së Punëve të Jashtme, në rrugën “Filipi I Dytë Makedonski”, përmes rrugës “11 Tetori”, rruga “Dimitrie Çupovski”, rr. Rruga “Vasil Glavinov”, më pas përmes bulevardeve “VMRO” dhe “Ilinden”, para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

MPB apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit e uniformuar policor përmes rrugës ku zhvillohet ngjarja, me qëllim të zhvillimit të sigurt dhe pa pengesa të komunikacionit

LEXO EDHE:

Back to top button