Protestat në Serbi/ Policia largon bllokadat, arrestohen 79 persona

Protestat në Serbi/ Policia largon bllokadat, arrestohen 79 persona

Policia e Serbisë ka ndërhyrë gjatë natës mes 2 dhe 3 korrikut në disa lokacione në Beograd dhe Novi Sad, ku qytetarë dhe studentë ishin mbledhur për të bllokuar rrugët. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi në mëngjes se janë larguar të gjitha bllokadat. Sipas MPB-së 79 persona janë shoqëruar në stacione policore. Në disa vende ka pasur incidente, përfshirë në Beograd, Nish, Novi Pazar dhe Novi Sad. Një njësi e xhandarmërisë ndërhyri para Fakultetit Juridik në Beograd, ku studentët protestues pretenduan se policia tentoi të hynte brenda objektit, duke shkelur kështu autonominë universitare. Policia mohoi që ka hyrë në objektin e fakultetit. Më herët, në bulevardin “Mbreti Aleksandër”, pati përplasje mes policisë dhe qytetarëve. Studentët kërkojnë zgjedhje të reja që në maj. Ata organizojnë protesta dhe bllokada nëpër fakultete tash e sa muaj, duke kërkuar përgjegjësi penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e çatisë së stacionit të trenit në Novi Sad më 1 nëntor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button