Protestë kundër qëndrimit të presidenti Pendarovskit për “27 prillin”

Një grup protestuesish të udhëhequr nga vëllai i El Chekës, Blerim Ahmedi, janë mbledhur para presidencës, për të shprehur revoltë ndaj qëndrimit të presidentit Stevo Pendarovski, i cili tha se mendon që të dënuarit për 27 prillin në Kuvend, nuk janë terroristë dhe duhet të ketë rigjykim për ata. Protestuesit shprehën revoltë edhe ndaj kreut të BDI-së Ali Ahmeti i cili kishte qëndrim të ngjashëm me presidentin. Sipas protestuesve, presidenti Pendarovski del në mbrojtje vetëm të të burgosurve maqedonas, ndërsa nuk ka shprehur asnjë qëndrim për të dënuarit shqiptarë në rastet e montuara politike. Në fund protestuesit dogjën edhe pamfletet me fotografi të presidentit Pendarovski, kryeministrit Zoran Zaev, kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Për djegien e fotografive Blerim Ahmedi u shoqërua në polici.

- Advertisements -

Asnjë reagim nuk pati nga Stevo Pendarovski dhe Ali Ahmeti për rastin e Kumanovës, rastin Monstra dhe raste të tjera të montuara politike. Gjatë marrjes së detyrës Stevo Pendarovski u betua se do të jetë i barabartë përball qytetarëve pa dallim përkatësive etnike dhe fetare. Por presidenti shkeli betimin e tij dhe filloi t’u shërbejë vetëm palës maqedonase dhe ndërhyri në çështjet e prokurorisë dhe gjykatës. Sulmuesit e 27 prillit të cilët e kryen një akt të tillë ndaj Parlamentit rrezikuan jetët e deputetëve dhe punonjësve. Një veprim i tillë terrorist në vendet e civilizuara do të dënoheshin me burgim të përjetshëm. Prandaj ne sot këtu jemi mbledhur që ti bëjmë thirrje Stevo Pendarovskit që të mos dali në mbrojtje të terroristëve, sepse demokracia nuk e lejon një gjë të tillë”, tha Blerim Ahmedi, protestues.

LEXO EDHE:

Back to top button