Protestuesit australianë i vënë zjarrin Parlamentit të Vjetër

Protestuesit australianë i vënë zjarrin Parlamentit të Vjetër

Ish-ndërtesa e parlamentit të Australisë në kryeqytetin Canberra u dogj të enjten nga protestuesit gjatë një demonstrate për sovranitetin e aborigjenëve, popullatës autoktone australiane, tha policia.

Askush nuk u lëndua nga zjarri, i cili përfshiu dyert e hyrjes së Parlamentit të Vjetër përpara se të shuhej.

Zjarri vjen pas 2 javësh protesta në vend, tha policia.

Dhuna në protesta në këtë shkallë është e rrallë në Australi, por shpërthimet janë bërë më të zakonshme gjatë pandemisë.

Disa nga protestuesit e kishin identifikuar veten si pjesë e grupeve anti-qeveritare dhe “qytetarëve sovranë”, thanë autoritetet.

Kryeministri Scott Morrison dënoi dhunën, duke thënë: “Nuk funksionon kështu Australia”.

“Jam i neveritur dhe i tmerruar nga sjellja e australianëve të cilët i vunë zjarrin një simboli të tillë të demokracisë në këtë vend,” tha ai.

Punëtorët brenda ndërtesës së trashëgimisë u evakuuan shpejt pasi zjarri shpërtheu të enjten, 30 dhjetor.

Policia tha se ka nisur hetimet zjarrin.

LEXO EDHE:

Back to top button