Protestuesit irakianë hyjnë dhunshëm në parlament

Protestuesit irakianë hyjnë dhunshëm në parlament

Qindra protestues irakianë, shumë prej tyre ndjekës të liderit shiit irakian Muqtada al-Sadr, kanë sulmuar ndërtesën e parlamentit në Bagdad.

Protestuesit, në kundërshtim me nominimin e një blloku rival për kryeministër, depërtuan në Zonën e Gjelbër të sigurisë së lartë të kryeqytetit, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe misionet diplomatike të mërkurën.

Kryeministri Mustafa al-Kadhemi u bëri thirrje protestuesve që të “tërhiqen menjëherë” nga Zona e Gjelbër, raporton aljazeera.

Ai paralajmëroi në një deklaratë se forcat e sigurisë do të kujdeseshin për “mbrojtjen e institucioneve shtetërore dhe misionet e huaja dhe parandalimin e çdo dëmtimi të sigurisë dhe rendit”.

Blloku i Al-Sadr fitoi 73 vende në zgjedhjet në Irak të tetorit 2021, duke e bërë atë fraksionin më të madh në parlamentin me 329 vende.

Por që nga votimi, bisedimet për të formuar një qeveri të re kanë ngecur.

Protestuesit kundërshtojnë kandidaturën e Mohammed al-Sudani, një ish-ministër dhe ish-guvernator provincial, i cili është i zgjedhuri i Kornizës Koordinuese pro-Iranit për kryeministër.

 

LEXO EDHE:

Back to top button