Provat zyrtare, Verstapen para dyshes së Ferrarit

Në provat zyrtare të Formula, të cilat u zhvilluan në pistën e “Suzuka” në Japoni, më i shpejtë ishte Maks Verstapen me makinën “Red Bull”, duke lënë pas dyshen e pilotëve të “Ferrarit”.

Edhe pse piloti i “Red Bull”-it ishte favorit i madh, në fund të provave zyrtare, piloti holandez ishte për 10 të qinda më i shpejtë se Sharll Leklerku dhe 57 të qindta nga Karlos Sainz.

Pozita e parë e holandezit ishte nën hetime të stjuardëve të garës, pasi që Verstapen në provat zyrtare pengoi Lando Norrisin, i cili duhej të kalojë jashtë pistës, për të evituar përplasjen e makinave.

Në fund, Verstapen u ndëshkua me vëretje dhe mban pozitën e parë para garën zyrtare gjatë ditës së diel. Në “Top 10” janë edhe Perez, Okon, Hamillton, Alonso, Rasell, Fetel dhe Norris.

LEXO EDHE:

Back to top button