Provoni këto ushqime, do tju ndihmojnë të forconi sistemin imunitar
Provoni këto ushqime, do tju ndihmojnë të forconi sistemin imunitar

Një sistem i fortë imunitar ndihmon për të mbajtur një person të shëndetshëm. Një dietë e shëndetshme, e ekuilibruar, luan një rol jetësor. Ushqimet e mëposhtme mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.
Boronica
Çokollata e zezë
Çokollata e zezë përmban antioksidantë që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, duke mbrojtur qelizat e trupit nga radikalet e lira. Me gjithë përfitimet e mundshme, çokollata e zezë ka shumë kalori dhe yndyrë, kështu që është e rëndësishme ta hani në mënyrë të moderuar.
Brokoli është një burim i vitaminës C. Ai gjithashtu përmban antioksidantë të fuqishëm, siç është sulforafani. Për këto arsye, është një zgjedhje e mirë që duhet konsumuar rregullisht për të mbështetur sistemin imunitar.
Spinaqi po ashtu është i rëndësishëm, pasi përmban shumë lëndë ushqyese thelbësore dhe antioksidantë, përfshirë: flavonoids, vitaminë C dhe vitamina E. Gjithashtu, studimet tregojnë se flavonoidet mund të ndihmojnë në parandalimin e ftohjes.