Pse disa njerëz obsesionohen me rutinat e mëngjesit të të tjerëve?
Pse disa njerëz obsesionohen me rutinat e mëngjesit të të tjerëve?

Të gjithë njerëzit kanë një rutinë mëngjesi. Por, trajneri i fitnesit Ashton Hall ka një rutinë më të veçantë. Ai zgjohet para orës 4 të mëngjesit, konsumon ujë të destiluar dhe pastron lëkurën me lëvore të bananes.
Videoja virale e rutinës së mëngjesit së Ashton Hallit ka kapur mbi 741 milionë shikime në platformën X.
Ekspertja e mirëqenies, Erica Sweeney, ka shkruar për TIMES se ani pse shumëkush mendon se videoja është reklamë për një markë uji ose një truk marketingu, është e kuptueshme që mund ta intrigojë dikë të shohë si e nisin ditën të tjerët.
“Na pëlqen apo jo, është në natyrën tonë të krahasojmë veten me të tjerët”, ka thënë Raphael Wald, psikolog në Marcus Neuroscience Institute.
Krahasimet sociale mund të ngjallin ndjenja të ndryshme: zili, admirim, motivim, FOMO (frikë nga humbja e mundësive), por shpesh çojnë në ndjesi të turpit dhe mospërmbushjes.
Pse njerëzit fiksohen me mëngjesin e të tjerëve?
Fiksimi me rutinat e mëngjesit nuk është gjë e r. Që nga shekulli XVIII, njerëzit kanë ndjekur mënyrën si i fillojnë ditën figurat e njohura, si shkencëtari Benjamin Franklin, që zgjohej në 5 të mëngjesit, lexonte dhe vendoste synime për ditën.
“Mëngjesi është një përvojë universale. Të gjithë zgjohen, vishen, hanë diçka… pastaj dita ndryshon për secilin”, ka thënë psikologu Ben Bernstein.
Pikërisht kjo përbashkësi i bën njerëzit kureshtarë për mënyrën si të tjerët e jetojnë atë moment. Shpesh jetojnë në mënyrë të tërthortë përmes tyre.
“Nëse ndjekim këtë rutinë perfekte, ndoshta edhe jeta jonë bëhet më e qetë dhe e organizuar”, ka thënë Bernstein.
A janë të dobishme rutinat?
Po. Studimet kanë treguar se një rutinë e mirë e mëngjesit ndihmon në uljen e stresit, rritjen e energjisë dhe përmirësimin e përqendrimit gjatë ditës.
“Por ajo duhet të jetë personale dhe e përshtatur me nevojat e tua. Nuk ka një recetë magjike për të gjithë. Këto video duhen parë me një sy kritik”, ka theksuar Alex Dimitriu, psikiatër dhe ekspert i gjumit.
Pse disa persona mund të tallen me videot e rutinave të tjerëve?
Videoja e Ashton Hall është kthyer në objekt talljeje dhe memesh. Njerëzit e imitojnë ndërsa ai zhytet në pishinë në mëngjes.
“Ky është një mekanizëm mbrojtës. Nëse nuk tallesh, atëherë duhet të përballesh me ndjesinë se po ‘dështoke’ në rutinën tënde”, ka thënë Bernstein.
Por, Wald ka thënë se shumica e këtyre videove janë të edituara, të shtirura dhe larg realitetit të përditshëm. Sipas tij, ato krijojnë një iluzion perfeksioni që dëmton vetëbesimin.
“Sa më shumë konsumojmë versione të idealizuara të jetës, aq më bosh ndihemi për jetën tonë reale”, ka paralajmëruar Bernstein.
Në të vërtetë, shumica e njerëzve nuk zgjohen si nëpër video virale. Shumica mezi hapin sytë, përpiqen të gjejnë çorapet e fëmijëve apo ngecin në trafik. Sipas Bernstein kjo është krejtësisht normale.
“Kjo është ajo që është e rëndësishme të mbahet mend ndërkohë që bëni ‘scroll’ nëpër rrjete sociale”, ka thënë ai.