Pse duhet të ushtroheni rregullisht pasi të keni hyrë në të 50-at?

Ushtrimet dhe aktiviteti fizik nuk janë të rëndësishëm vetëm për kontrollin e peshës dhe pamjen; ka përfitime të shumta shëndetësore.

Ushtrimet e rregullta mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni disponimin, të rrisni nivelet e energjisë dhe të ndikojë në gjumë më të mirë.

Duke përfshirë stërvitjen e forcës në rutinën tuaj të fitnesit, do të punoni gjithashtu në ndërtimin e muskujve, gjë që rrit metabolizmin tuaj dhe zvogëlon rrezikun e lëndimit.

Ne nuk jemi kurrë shumë të vjetër për të qenë fizikisht aktivë. Ushtrimi është po aq i dobishëm në të njëzetat, sa edhe në të pesëdhjetat e më tej. Megjithatë, ndërsa plakemi, stërvitja bëhet mënyra më e mirë për të promovuar shëndetin e trupit.

Pse është e rëndësishme të vazhdoni stërvitjen aktive pasi të keni mbushur të pesëdhjetat?

Sistemi imunitar aktivizohet për të luftuar infeksionin dhe për të shëruar trupin, por me kalimin e moshës ai fillon të dobësohet. Sipas Health Digest, një artikull i vitit 2020 në revistën Nutrients zbuloi se të moshuarit që ushtroheshin kishin një “përgjigje” më të mirë imune për të reduktuar inflamacionin.

Njerëzit që janë fizikisht aktivë në moshën e mesme dhe në moshën e hershme të vjetër kanë më pak qeliza T të plakura (një lloj i qelizave të bardha të gjakut), që do të thotë se sistemi i tyre imunitar është më i shëndetshëm. Ushtrimet aktive dhe të rregullta parandalojnë plakjen e qelizave T, dhe në këtë mënyrë ndikojnë në përmirësimin e sistemit imunitar.

Për shkak se stërvitja përmirëson sistemin imunitar, ju keni më shumë gjasa të jetoni më gjatë, sipas një studimi të botuar në JAMA Internal Medicine. Siç raporton Health Digest, një studim i veçantë i vitit 2015 ndoqi më shumë se 200,000 njerëz midis moshës 45 dhe 75 vjeç për të parë se sa shpesh dhe intensivisht ushtroheshin.

Rezultatet treguan se edhe një sasi e vogël ushtrimesh, deri në 149 minuta në javë, mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes me 34 për qind. Ata që ushtroheshin midis 150 dhe 299 minuta në javë kishin një reduktim prej 47 për qind në rrezikun e vdekjes së hershme në krahasim me njerëzit që nuk ishin fare aktiv fizikisht.

LEXO EDHE:

Back to top button