Pse dyert e tualeteve publike nuk arrijnë deri në dysheme?

Pse dyert e tualeteve publike nuk arrijnë deri në dysheme?

Si ta bëni qëndrimin në këto ambiente më të tolerueshme për përdoruesit

Nëse keni përdorur ndonjëherë tualete publike, e dini se ato ofrojnë pak intimitet. Hapësira zakonisht është e ngushtë dhe dyert nuk arrijnë në dysheme.

Përse janë projektuar në atë mënyrë?

Ka disa arsye, shumë logjike, dhe njëra është projektuar me dinakëri. Le të fillojmë me radhë …

Tiktokeri Mattyp Stories vendosi t’u zbulojë ndjekësve të tij përse dera nuk arrin deri në dysheme dhe historia zbret në prakticitet, higjienë dhe kosto, transmeton Telegrafi.

“Në rast problemi, është e lehtë të shihet se çfarë po ndodh në kabinë dhe nëse dikush ka nevojë për ndihmë”, thotë në fillim tiktokeri.

Pastaj, dera e “shkurtuar” e bën pastrimin më të lehtë. Tualetet publike duhet të pastrohen më shpesh, disa herë gjatë ditës, dhe hapësira e hapur midis derës dhe dyshemesë e bën këtë më të lehtë.

“Në fund, është shumë më lirë të blesh një derë më të shkurtër”, thotë ky tiktoker.

@mattypstories And now you know!🚽#bathroom#facts#themoreyouknow ♬ Paris – Else

Kompania “WC Portables” konfirmon historinë, por citon dy arsye më të rëndësishme, raporton “LadBible”.

“Dyert më të shkurtra ndihmojnë që aromat e pakëndshme të zhduken më shpejt. Kjo e bën qëndrimin në tualete publike të tolerueshme për të gjithë përdoruesit”, deklarojnë ata në faqen e tyre të internetit.

Së fundi, ata nxjerrin në pah një arsye, jo aq të dukshme.

“Kjo derë e këtillë nuk jep ndjenjën e privatësisë, ndaj përdoruesit duan të përfundojnë punën më shpejt. Pra, nuk ka asnjë mundësi qëndrimi të gjatë në WC”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button