Pse e mbyllën gojën lojtarët e Gjermanisë në foton e ekipit

Pse e mbyllën gojën lojtarët e Gjermanisë në foton e ekipit

Futbollistët gjermanë protestuan para ndeshjes me Japoninë, te vlefshme për Botërorin “Katar 2022”.

Lojtarët e Hanis Flick vunë dorën para gojës në foton zyrtare të ekipit, duke protestuar kundër vendimit të FIFA-s, që ndaloi kapitenët e ekipeve të mbajnë shiritin “One Love” në mbështetje të komunitetit LGBTQI+.

11 yjet gjermanë, me në krye kapitenin Manuel Neuer qëndruan në pozicionet e tyre me gojën e mbuluar në momentin e fotos.FIFA paralajmëroi 7 federata të Europës, ndër to edhe Gjermania, që lojtarët do të përballeshin me penalizime nëse mbanin shiritin “One Love”, që ishte planifikuar që para nisjes së turneut. Në rast se ata e vendosnin shirtin, do të ndëshkoheshin me karton të verdhë pa filluar ende ndeshja.

Ndërkohë, në fushën e lojës gjërat nuk shkuan mirë për Gjermaninë. Katër herë kampionët e botës humbën ndeshjen hapëse të turneut përballë Japonisë edhe pse u gjendën të parët në avantazh.

LEXO EDHE:

Back to top button