Pse janari është muaj depresiv për shumë njerëz?
Pse janari është muaj depresiv për shumë njerëz?

Pas festave të vitit të ri dhe pushimeve dimërore, shumë njerëz ndihen pa energji gjatë muajit janar, duke e konsideruar si një muaj depresiv dhe muaji që zgjat më shumë. Sipas psikologëve, kjo ndodh për shkak se gjatë festave njerëzit janë gjithnjë në lëvizje, harxhojnë shumë para, e më pas bien në qetësi, gjë që ju ndikon në gjendjen e tyre psikologjike dhe emocionale. Psikologja Vala Adili, në emisionin Ditë e Re në Alsat theksoi se ky lloj depresioni vjen edhe nga shpenzimet që bëjnë njerëzit e që më pas mezi presin të marrin veten.
“Është e hëna e tretë e janarit e cila njihet si e hëna më e rëndë, duke pasur parasysh që vijmë pas festave të vitit të ri, pas shumë shpenzimeve njerzit disi edhe e ndjejnë edhe peshën e gjërave që kanë kaluar por edhze vështirësitë ekonomike që mezi presin të mbarojë muaji dhe të nisin me forca të reja.” – tha Vala Adili, psikologe.
Sipas psikologëve, kjo situatë e quajtur si Blue Mood, prek më shumë gratë, për shkak se at kalojnë më shumë kohë në shtëpi.
“Statistikisht thuhet që gratë janë pak më të prekura, ndoshta nga jeta që bën gruaja, se pa marrë parasysh që emancipimi ësht pjesë aktive dhe e pandashme e kohs tonë, megjithatë gruaja kalon më shumë kohë në shtëpi, moshat e reja dmth natyrë tjetër, ndoshta për arsye financiare, ndërsa te moshat e rritura është pjesa që vjen me moshën, me reduktimin e projeksoneve, ëndërrave për të ardhmen me një lloj boshllëku që kërkon gjëra të reja dhe jo shpesh është e mirë. “ – theksoi Vala Adili në Ditë e Re.
Për ta tejkaluar këtë periudhë, psikologët sugjerojnë leximin, ecjen në natyrë, vizita me të afërmit, ose gjithçka që i vëndon në kontakt më të mirë me veten e tyre. Por gjithashtu thonë se duhet të ekspozohen në dritë, sepse drita natyrale ndikon tek shëndeti mendor.