Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t’ju habisë
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t’ju habisë
Pasqyrat në ashensor nuk janë instaluar vetëm për arsye estetike siç mund të mendojnë shumica.
Ato variojnë nga rritja e sigurisë deri te lehtësimi i ankthit dhe arsyet e instalimit të tyre shërbejnë për një mori qëllimesh.
Pasqyrat në ashensorë shërbejnë për ta bërë udhëtimin më të rehatshëm dhe të sigurt.
Një ndër arsyet pse ato instalohen është komoditeti psiko-social.
Shumica e njerëzve frikësohen kur mbyllen në një hapësirë të vogël e të mbyllur. Një pasqyrë e bën njeriun të përceptojë më shumë hapësirë, duke e bërë ashensorin të mos ndihet i ngushtë dhe të ndihet më pak i mbyllur.
Disa mund të ndihen më klaustrofobikë në mungesë të pasqyrave. Vendosja e tyre mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave fizike të ankthit, si rrahjet e shpejta të zemrës dhe frymëmarrjen e vështirë. Të shohësh veten në pasqyrë mund të jetë një rehati psikologjike.
Pasqyrat mund të shpërqendrojnë njeriun, duke i bërë të fokusohen diku tjetër, përveç hapësirës së kufizuar. Kjo ndërprerje e vogël në fokus mund ta bëjë udhëtimin të duket më i shpejtë dhe më pak i tensionuar.
Siguria është një tjetër element i pasqyrave në ashensorë. Pasqyrat i lejojnë njerëzit brenda të dinë se kush qëndron pas tyre.
Në një farë mënyre, i bënë njerëzit të vetëdijshëm se kush i rrethon, gjë që mund të ndihmojë në frenimin e veprimeve të pahijshme.