Pse njerëzit hedhin gjithnjë e më shumë lugë sheqer në oborret e tyre?
Pse njerëzit hedhin gjithnjë e më shumë lugë sheqer në oborret e tyre?

A e dini se një e treta e ushqimit që hamë pjalmohet nga bletët dhe se ato në fakt janë përgjegjëse për të ushqyer 90 për qind të popullsisë së botës?
Kjo është arsyeja pse shkencëtari britanik David Attenborough këshillon që çdo oborr të ketë një lugë sheqer në mënyrë që bletët të ushqehen dhe të marrin energji për t’u kthyer në kosheret e tyre.

Gjegjësisht, bletët shpesh lodhen, ndaj nuk kanë forcë të kthehen në kosheret e tyre për shkak të rrugës që kanë marrë.
Kur bletët zhduken nga sistemi ynë ekologjik, njerëzimi do të kishte një problem serioz dhe për fat të keq këtë e bëjmë çdo ditë duke përdorur pesticide, por edhe zhdukja e bletëve është fajtore për urbanizimin, si dhe ndryshimet klimatike, për shkak të të cilave numri i bletët reduktohen në mënyrë drastike.
“Nëse bletët do të zhdukeshin nga planeti, njerëzit do të kishin vetëm katër vite jetë”, tha një herë Attenborough, raporton “Mirror”.

Prandaj, nëse dëshironi që kjo të mos ndodhë dhe nëse shihni këto insekte në kopshtin tuaj, atëherë përzieni një lugë sheqer me ujë dhe lëreni në një vend të dukshëm për bletët.
Përzierja e sheqerit dhe ujit do t’i rihidratojë dhe do t’u japë atyre energjinë e nevojshme për të vazhduar punën e tyre, e cila është shumë e rëndësishme për të gjithë ne.