Pse simptomat e astmës përkeqësohen gjatë verës

Pse simptomat e astmës përkeqësohen gjatë verës

Vera është zyrtarisht këtu. Kjo mund të nënkuptojë sporte në natyrë, barbeque në oborrin e shtëpisë dhe pushime familjare. Megjithatë, për shumë njerëz, vera nënkupton edhe më shumë simptoma të astmës.

Pra, çfarë është saktësisht astma dhe pse ndonjëherë përkeqësohet gjatë verës?

“Sipas definicionit, astma është një pengesë e kthyeshme e rrugëve të frymëmarrjes,” tha për Healthline Dr. Zab Mosenifar, FCCP, FACP, drejtor mjekësor i Institutit të Mushkërive të Grave në Cedars-Sinai në Los Anxhelos.

Ekspertët thonë se nëse keni astmë, shkaktarët nga mjedisi mund ta bëjnë të vështirë frymëmarrjen. Çdokush mund ta ketë atë, por disa njerëz mund të jenë në rrezik më të lartë.

“Astma është më e zakonshme tek njerëzit që jetojnë në mjedise të mbingarkuara sepse kanë një ekspozim më të lartë ndaj ndotësve. Gjithashtu, vdekshmëria nga astma është më e lartë për grupe të ndryshme socio-ekonomike për arsye shumë të komplikuara të çështjeve sociale, mungesës së kujdesit të duhur shëndetësor, mungesës së aksesit në kujdesin mjekësor, e kështu me radhë”, tha Mosenifar.

“Simptomat tipike të astmës përfshijnë kollën me ndërprerje frymëmarrjeje, shtrëngimin e gjoksit dhe gulçimin,” tha për Healthline Dr. Jimmy Johannes, një pulmonolog dhe specialist i mjekësisë së kujdesit kritik në Qendrën Mjekësore MemorialCare Long Beach në Kaliforni.

Çfarë i përkeqëson simptomat e astmës?

Njerëzit me astmë mund t’i kenë rrugëy frymarrjes më të ndjeshme.

“Dhe kur keni rrugë të ndjeshme të frymëmarrjes, çdo lloj ndotësi ose çdo lloj ndryshimi drastik i temperaturës, qoftë në anën e lartë ose të ulët, krijon një reagim në rrugët e frymëmarrjes. Kjo është ajo që shkakton simptoma”, tha Mosenifar.

“Shkaktarët mjedisorë luajnë një rol të madh. Në verë, temperatura rritet dhe ka më shumë ndotës dhe grimca tymrash në ajër”, shtoi ai.

Johannes tha gjithashtu se vera mund të sjellë me vete një sërë shkaktarësh që mund t’i bëjnë simptomat e astmës më të theksuara.

“Shpesh numri i polenit është më i lartë në verë, gjë që për disa njerëz mund të çojë në simptoma më të theksuara të astmës dhe alergjisë. Për më tepër, lagështia dhe nxehtësia më e lartë mund ta bëjnë të ndihet më e vështirë për të marrë frymë”, tha ai, ndërsa shtoi se dielli ndërvepron me emetimet industriale dhe të automjeteve për të krijuar ozonin në nivelin e tokës, i cili në muajt e verës mund të kontribuojë në astmën më të keqe.

LEXO EDHE:

Back to top button