Pse të moshuarit kanë një erë specifike?

Ndërsa njerëzit plaken, ata zhvillojnë një erë të veçantë që vihet re pothuajse menjëherë. Një ekspert shpjegoi se si ndodh në të vërtetë.

Për një kohë të gjatë mendohej se kjo erë ishte një pasojë e pashmangshme e plakjes, por lajmi i mirë është se një ushqim mund t’ju ndihmojë të heqni qafe atë.

“Era e të moshuarve vjen nga peroksidimi i lipideve në sipërfaqen e lëkurës. Nëse nuk keni mjaftueshëm oksidantë, ajo erë grumbullohet. Meqenëse shumë qeliza nuk rigjenerohen ndërsa plakemi, ajo mbetet”, tha për New York Post Leslie Kenny, themeluese e Oxford Healthspan .

Ajo vazhdoi duke deklaruar se kjo erë vjen nga një përbërës i quajtur 2-nonenal. Është një nënprodukt i zbërthimit të acideve yndyrore omega-7 në sipërfaqen e lëkurës.

“Nuk mund ta maskosh me parfum. Thjesht fërkon sipër dhe i jep një lloj ere myku. Nuk mund ta heqësh qafe as duke u larë sepse qelizat nuk rigjenerohen mjaftueshëm shpejt dhe yndyrnat lipide nuk zbërthehen aq lehtë, kështu që aroma do të jetë ende aty”, vazhdoi ajo.

Duhet ta largosh atë erë nga brenda. Kenny shpjegoi se mund ta bësh këtë duke ngrënë një dietë të pasur me kërpudha. Ato janë të mbushura me aminoacidin ergothioneinë, një antioksidant i fuqishëm me veti anti-inflamatore që parandalon peroksidimin e lipideve.

LEXO EDHE:

Back to top button