PSG firmos me lojtarin e Napolit

PSG firmos me lojtarin e Napolit

Spanjolli Fabian Ruzi, për të cilin kishte interes të lartë edhe nga Real Madrid, do të zhvendoset në kryeqytetin francez dhe do të firmosë një kontratë pesëvjeçare. Nga ana tjetër, Napoli do të fitojë vetëm 20 milionë euro për një nga futbollistët më të vlerësuar në organikën e italianëve, kjo sepse 26-vjeçarit i përfundon kontrata në qershorin e vitit 2023 dhe të kaltrit mund ta humbisnin me parametër zero.

Kështu, pas Vitinha dhe Renato Sanches, reparti i mesfushës së trajnerit Galtier përforcohet edhe më shumë ndërsa pritet që të largohet Paredes me destinacion Juventus.

LEXO EDHE:

Back to top button