PSG zyrtarizon transferimin e Sergio Ramos

Paris Saint-Germain të enjten ka zyrtarizuar transferimin e Sergio Ramos.
Ramos u transferua si lojtar i lirë pasi nuk gjeti marrëveshje me Real Madrid për vazhdimin e kontratës. 35-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, kontratë kjo që e mban atë në Paris deri në qershor të vitit 2023.

Ai ishte pjesë e Los Blancos që nga viti 2005 ku u transferua nga Sevilla.
Gjatë kësaj periudhe me ekipin mbretëror ai zhvilloi 469 ndeshje dhe shënoi 72 gola, ku edhe fitoi çdo trofe të mundshëm, përfshirë katër Liga të Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button