PSV merr Kupën e Holandës, nxitet gara për kreun në Turqi

Vetëm pak ditë pas suksesit 3-0 në kampionatit të Holandës, PSV Aind’hoven i shkaktoi një tjetër humbje rivalit të vjetër Ajaksit. Kjo fitore peshon shumë më tepër se ajo e mëparshmja: klubi i Aindhovenit në fakt u imponua me penallti në finalen e Kupës së Holandës, KNVB Beker, duke e ngritur kështu trofeun.

Pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt, të nënshkruar nga autogoli i Brantuajtit dhe goli i Torgan Hazard, ishte shorti i penalltive që vendosi garën. Gabimet nga penalltia e Brobej, Timber dhe Alvarez ishin vendimtare për “harkëtarët”.

Ne Turqi, humbje e rëndë për Gallatasarajin e yjeve, që bie në fushën e Beshiktasit në ndeshjen e madhe të javes së tridhjetë e një të Super Liges. Hidhërim i madh te verdhekuqte: Goli i Mauro Ikardit në minutën e 20-të në fakt kishte mashtruar djemtë e Buruk, në fushë pa Zaniolo-n e padisponueshëm, por golat e Saiss, Hadziahmetoviç dhe Aboubakar përmbysën rezultatin dhe ndoshta bilancin e kampionatit.

 

Në të vërtetë, falë fitores së fundit, Fenerbahçe tani është vetëm tre pikë larg majës se mbajtur nga Gallatasarai. Dhe vetë Beshiktashi, duke shkuar në minus pesë, mund të japë sërish shpresë per t’u futur ne loje…

 

LEXO EDHE:

Back to top button