PSZH dhe “Djajtë e Kuq” në garë për sulmuesin e Aintrahtit

Randal Kolo Muani po zhvillon një sezon fantastik me Aintrahtin e Frankfurtit në Bundesligë. Për francezin është vitit i parë në Gjermani, dhe menjëherë ka spikatur. Deri tani numëron 16 gola dhe 14 asiste.

Sulmuesi është në qendër të vëmendjes dhe mediet gjermane raportojnë se në verë interesi për të do të jetë i lartë. Man. Junajted dhe PSZH janë hedhur në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar të kombëtares franceze. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me klubin gjerman. Aintraht mund ta shesë në verë për të paktën 70 milionë euro. “Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një sulmuesi.

Listës së dëshirave i është shtuar edhe Kolo Muani, megjithatë objektivat kryesorë mbeten njëri mes Hari Kejnit dhe Viktor Osimhen.

Ndërsa te kampionët e Francës pritet një revolucion në verë dhe Kolo Muani mund të rikthehet përsëri në Ligue 1. Sulmuesi spikati edhe në Botërorin e Katarit, ku realizoi një gol ndaj Marokut duke ardhur nga stoli. Gjithashtu ai luajti edhe në finale përballë Argjentinës, duel ku në shtesat e shtesave humbi një shans të artë për të kompletuar përmbysjen e çmendur.

LEXO EDHE:

Back to top button