PSZH e fiton garën me klubet e Premier Ligës për sensacionin gjerman

Sipas raportimeve, Paris Sen Zhermeni do të mund klubet e Premier Ligës për nënshkrimin e talentit të mrekullueshëm Gabriel Moskardo. 18-vjeçari është cak i klubeve si: Çellsi, Man. Junajted, Liverpull,  Arsenal, Barcelona dhe Real Madridi.

Dhe “Foot Mercato” raporton se PSZH tani duket i gatshëm të mposhtë gjigantët evropianë për nënshkrimin me lojtarin, me klubin që po përgatitet të përmbushë çmimin e kërkuar të Korintians.

Drejtori i tyre i futbollit Luis Kampos është gati të fluturojë në Amerikën e Jugut për të përfunduar marrëveshjen në janar. Moskardo raportohet se preferon një kalim te PSZH dhe te asnjë skuadër tjetër, duket ditur pakon financiare që ka pranuar nga parisienët.

LEXO EDHE:

Back to top button