PSZH e gjen zëvëndësimin e Mbape-s në La Liga

PSZH do e shesë Kilian Mbapen këtë verë. Gjithmonë nëse vjen një ofertë tunduese dhe sulmuesi nuk rinovon. Me zgjatjen e kontratës që është një mision pothuajse i pamundur.

Pasi 24-vjeçari nuk ka ndërmend të qëndrojë me kampionët e Francës. Real Madrid mbetet në “pole” për Mbappe, të cilin e duan edhe në Premier Ligë. Aty ku Liverpulli ka gati 200 milionë euro për ta transferuar në “Anfield”. Në kushte të tilla, drejtuesit e PSZH-së kanë piketuar pasuesin e “yllit” francez.

Bëhet fjalë për një objektiv të vjetër: Ousmane Dembele. 26-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Barcelonën, që do të detyrohet ta shesë nëse nuk vjen rinovimi. Luis Enrike është një admirues i sulmuesit anësor dhe u ka kërkuar drejtuesve t’ja sjellin në skuadër. Gjithmonë nëse shitet Mbape. Operacion që mund të mbyllet me 50 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e shitjes së Dembele-s

LEXO EDHE:

Back to top button