PSZH ende i pavendosur rreth fatit të Çavi Simonsit

Sipas Ben Jakobs të “CBS Sports”, drejtuesit e PSZH-së, ende nuk kanë vendosur nëse do ta tërheqin Çavi Simonsin, në skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm apo do të rinovojnë periudhën e tij të huazimit në Lajpcig.

Në fakt, ka më shumë gjasa që klubi francez ta kthejë atë në gjigantët e Bundesligës për një periudhë tjetër huazimi një vjeçare për të siguruar që ai të ketë kohë të mjaftueshme për të luajtur. Ky vendim i parisienëve po duket si befasues duke marrë parasysh formën e jashtëzakonshme që ka shfaqur Çavi Simons me klubin gjerman.

Ndërsa nuk është e pamundur për PSZH-në të konsiderojë shitjen e Simons përgjithmonë, do të kërkonte një ofertë ‘të jashtëzakonshme’ që ata ta konsiderojnë atë. Simons ka qenë në formë të mahnitshme për Lajpcigun deri më tani këtë sezon, pasi ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë 15 asiste në 41 paraqitje.

Reprezentuesi holandez është në listën e dëshirave të disa skuadrave të mëdha si Arsenali, Man. Junajtedi, Liverpulli, Çellsi dhe Borusia Dortmund.

LEXO EDHE:

Back to top button