PSZH gati te vendos në listën e shitjes sulmuesin brazilian

Sipas raportimit ‘Foot Mercato’, Paris Sen Zhermeni është përgatitur të vendos Nejmarin në listën e shitjes në afatin kalimtar të verës.

Vendimi vjen pas paraqitjeve të paqëndrueshme të brazilianit që nga kthimi i tij nga Kupa e Botës 2022, me daljen e tij të fundit kundër Monakos, që përfaqëson një nivel të ri të ulët. 31 vjeçari thuhet se ka pasur përplasje me bashkëlojtarët e tij Vitinja dhe Hugo Ekitike, gjatë humbjes 3-1 dhe është përfshirë në një sherr verbal me këshilltarin sportiv, Luis Campos pas ndeshjes.

Kujtojmë që Nejmar ka kontratë me PSZH-në deri në vitin 2025 dhe sipas ‘Transfermarkt’ vlerësohet me 75 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button