PSZH hyn në garë për Gundoganin, turku pëlqehet nga Kampos

Me finalen e FA Cup dhe atë të Ligës së Kampionëve ende në lojë, “qytetarët” e Man. Sitit shpresojnë në sigurimin e “tripletës” historike këtë sezon, me djemtë e Pep Guardiola, që kanë zhvilluar një sezon fantastik duke “shkatërruar” çdo ekip që i del përpara.
Pjesë e ketij suksesi, padyshim është dhe kapiteni i “qytetarëve”, Ilkaj Gundogan me turko-gjermanin, që paravërisht se është vetëm 1 ndeshje larg arritjes më të madhe në karrierën e tij, sërish nuk e ka të qartë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat francez, përveç “katalanasve” të Barcelona, tashmë për “liderin” e mesfushës interesohen dhe “gjigandët” francezë të PSZH-së, me drejtorin sportiv Luis Kampos, që e pëlqen shumë një lojtar me veçoritë e turko-gjermanit.