PSZH ka listën me emrat e 5 futbollistëve që mund të zëvëndësojnë Mbape-n

Paris Sen Zhermeni dhe Kilian Mbappe me shumë mundësi do të ndahen këtë verë. Mbappe, i cili ishte shumë i lidhur me një lëvizje te Real Madridi vitin e kaluar, vendosi të bëjë një kthesë dhe të nënshkruajë një marrëveshje të re dyvjeçare me PSZH-në.
Francezi aktualisht është i lidhur me gjigantët e Ligue 1 deri në vitin 2024 dhe ka vendosur të mos nënshkruajë një kontratë të re. PSZH dëshiron dëshpërimisht që ai të nënshkruajë një marrëveshje të re në mënyrë që ata të mos e humbin atë në një transferim të lirë verën e ardhshme.
Sipas një raportimi të Sky Sports, parisienët i kanë dërguar një letër Mbapes duke e informuar se do ta shesin atë këtë verë nëse ai refuzon të vazhdojë kontratën. Meqë Mbape nuk ka gjasa të nënshkruajë një marrëveshje të re, mundësia është që ai të largohet nga PSZH këtë verë. Pas largimit të Mbapes, klubi do të mendojë zëvendësimin e tij dhe disa emra interesant janë në listë.
Lista e “dëshirave” të drejtuesve të PSZH
Goncalo Ramos (Benfica)
Joao Felix (Atletico Madrid)
Ousmane Dembele (Barcelona)
Victor Osimhen (Napoli)
Harry Kane (Tottenham Hotspur)