PSZH kërkon në merkato zëvëndësuesin e Mbapes dhe një mesfushor

Paris Sen Zhermeni po përballet me një verë padyshim të komplikuar për shkak të lamtumirës së sulmuesit Kilian Mbape. Asi francez, i cili iu bashkua Real Madrid në javët e fundit, ka bërë 308 paraqitje në të gjitha garat që nga viti 2017 për skuadrën pariziane dhe ka shënuar 256 gola.

Mbape ka qenë vendimtar për të fituar 16 trofe (6 kampionate, 2 Kupa të Ligës Franceze, 4 Kupa Franceze dhe 4 Superkupa të Francës), ndaj është e vështirë të gjesh një zëvendësuesh të denjë. Sipas thashethemeve të ditëve të fundit, pistat të çojnë te Hulian Alvarez.

Argjentinasi ka kërkuar më shumë hapësirë ​te Man. Siti, por klubi anglez duket se nuk do të jetë i gatshëm ta shesë atë nëse nuk bëhet një ofertë e pakonkurrueshme. Sipas asaj që raporton “AS”, për të bindur “citizens” ta shesin do të duheshin më shumë se 80 milionë euro.

Prioriteti në shtëpinë pariziene është zëvendësimi i Mbapes, por argjentinasi nuk është i vetmi opsion. Për mesfushën pëlqehet Zhoao Neves, 20 vjeç, i cili po bën një paraqitje të mirë me fanellën e Benfika. Një tjetër investim i rëndësishëm për PSZH-në, duke qenë se një talent i tillë kushton 75 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button