PSZH konfirmon: Shkarkohet Maurisio Poketinjo

Paris Sen Zhermeni ka konfirmuar se ka shkarkuar Maurisio Poketinjon nga posti i trajnerit. Klubi francez lëshoi komunikatë për media, duke bërë të ditur se i ka ndarë rrugët me argjentinasit.

“Paris Sen Zhermeni konfirmon se i ka dhënë fund bashkëpunimit me Maurisio Poketinjo.

Trajneri argjentinas dhe stafi i tij i ishin bashkuar klubit kryeqytetas në janar të vitit 2021. Trajneri bëri 84 ndeshje në të gjitha garat në pankinën parisiene. Nën drejtimin e tij, Paris Sen Zhermain fitoi ligën, Coupe de France 2021, si dhe titullin e 10-të të kampionatit francez në historinë e tij, prillin e kaluar.

Klubi dëshiron të falënderojë Maurisio Poketinjo dhe stafin e tij për punën e tyre dhe t’u uroj atyre më të mirën për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e PSZH-së. /Telegrafi/

LEXO EDHE:

Back to top button