PSZH kontakton dy trajner të mëdhenj, për postin e Kristof Galtierit

Sipas “RMC Sport”,  skuadra e PSZH-së është duke kërkuar zgjidhje të shpejt për postin e trajnerit, pasi që nuk janë të kënaqur me punën e Galtierit, posaqërisht pas 3 disfatave radhazi.

Sipas mediumeve franceze së fundit është shfaqur emri i Tomas Tushellit si një nga opsionet që PSZH po shqyrton për një pasardhës të mundshëm të Kristof Galtierit, si trajner kryesor. Tushel tashmë ka punuar në PSZH, për pak më shumë se dy vjet përpara se të mbërrinte në “Strmford Brixh” dhe të fitonte Ligën e Kampionëve me “Blutë”.

Ndërkohë ditë më parë “Foot Mercato”, rasporton se këshilltari i PSZH-së ka qenë në kontakt me trajnerin e Romës, Hoze Murinjon, për një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen. Emri i Mourinjos përmendej shpesh në çdo ndryshim të trajnerit në PSZH.

Drejtori sportiv Kampos është një fans i madh i Hoze Murinjos dhe ata kanë një marrëdhënie të mirë. Kontrata e Mourinjos me klubin italian është deri në vitin 2024.

LEXO EDHE:

Back to top button