PSZH kontakton Real Madridin për mbrojtësin francez

Ferland Mendi mund të largohet nga Real Madridi, pas katër viteve qëndrim në “Santiago Bernabeu”. Mbrojtësi i majtë francez iu bashkua gjigantit spanjoll në verën e vitit 2019 nga Lioni për shumën e 48 milionë eurove.

Por këtë edicion francezi nuk ka luajtur shumë për shkak edhe të lëndimeve, por edhe me trajnerin Ançeloti që ka tjera preferenca për atë pozitë.

E ardhmja e Mendit mund të jetë sërish në Francë, ku kampioni në fuqi Paris Sen Zhermen po dëshiron shërbimet e tij. 27-vjeçari e ka nisur karrierën tek akademia e PSZH-së dhe është pro rikthimit në “Parc de Princes”. Reali nga ana tjetër nuk do ta pengojë largimin e franczit, por për ta lënë të lirë synon të fitojë rreth 60 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button