PSZH, Man. Siti dhe Barcelona, me më shumë gola në “Katar 2022”

Përveç garës se kush do të jetë triumfuesi i kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik, klubet “big” të Evropës janë duke “garuar” me njëra-tjetrën se kush ka shënuar më shumë gola. Duke marrë parasysh vetëm Mesin dhe Mbapen, klubi francez e kishte të “sigrutë” vendin e parë. Në Katar do të përballen në finale, duke pretenduar për Kupën dhe titullin e golashënuesit: Messi po ashtu dhe Mbappe kanë shënuar nga 5 gola. Ndërkaq, për të arritur në kuotën e 13 golave kanë bashkëpunuar Nejmar dhe Karlos Solar, të cilët kanë shënuar 2, respektivisht 1 gol.

Në vendin e dytë me 8 gola është Man. Siti, me “qytetarët” që ndajnë shkallën e dytë të podiumit me Barçën. Gjysma e 8 golave ​​të djemve të Guardiolas mbajnë firmën e Julian Alvarez. Ndërsa, për katër të tjerët u kujdesën Akanxhi, Grilish, Gundogan dhe Foden.

Në vendin e dytë bashkë me Manchester City, klubi “katalanas” krenohet me numrin më të madh të lojtarëve që kanë shënuar, me plot gjashtë lojtarë, Leëandovski dhe Ferran Torres kanë shënuar nga 2 gola, ndërsa De Jong, Depaj, Gavi dhe Kristensen kanë brohoritur vetëm në një rast.

Në vendin e fundit renditet Atletiko Madrid, me 5 gola. Alvaro Morata shënoi 3 gola me kombëtaren e tij, ndërsa Molina dhe Zhoao Feliks kanë kontribuar me nga 1 gol në rrugëtimet e kombëtareve të tyre.

 

LISTA E PLOTË:

 

PSZH – 13 gola

Man. Siti – 8 gola

Barcelona – 8 gola

Milani – 7 gola

Man. Junajted – 6 gola

Çellsi – 6 gola

Totenhami – 6 gola

Atletiko Madridi – 5 gola

LEXO EDHE:

Back to top button