Titulli në kampionatin francez do të vendoset në javën e fundit. Diferenca mes Lilles dhe PSZH ngushtohet në vetëm 1 pikë, që do të thotë se ekipi që po kërkon të zbresë parizienët nga froni i kampionit do të jetë i detyruar ta fitojë takimin e javës së 38-të në fushën e Anzherit.
Lille, edhe pse e dominoi sfidën përballë Sent Etienit, nuk ia doli të shënonte qoftë një gol, por të paktën as nuk pësoi, pasi në rast barazimi me pikë me PSZh-në, do ta humbiste titullin për shkak të golaverazhit më të dobët.
Nga ana tjetër, kampionët në fuqi, PSZH, fituan thellë 4-0 përballë Reimsit, duke shënuar nga dy gola në çdo pjesë. Gjatë 45 minutave të para realizuan dy “yjet” e parizienëve, Nejmar (13’ me 11-metërsh) dhe Mbape, ndërsa në fraksionin e dytë shkuan te goli Markinjos dhe Moise Kin.
Monako fitoi 2-1 me Renin dhe matematikisht mund ta përfundojë kampionatin në vendin e dytë ose të përfundoi në të katërtin.








