PSZH nis bisedimet me klub tjetër, për Kilian Mbape-n

PSZH po përpiqet ta bindë Kilian Mbape, të nënshkruajë një marrëveshje të re, ndërsa Real Madrid shpreson ta sjellë atë në “Santiago Bernabeu”. Raportimi i “El Nacional” zbulon se Naser Al Khelaifi është i gatshëm të përdorë çdo strategji për të mbajtur Kilian Mbappe që të mos arrijë te “Los Blancos”, për këtë arsye ai është i gatshëm të negociojë me klube të tjera në Evropë për transferimin e tij.

Duke qenë se sulmuesi francez nuk ka ndërmend të nënshkruajë vazhdimin e kontratës me PSZH-në, Nasser Al Khelaifi dha “OK” për bisedime me Liverpullin. Presidenti i PSZH, e uli çmimin e futbollistit në 160 milionë euro për Liverpullin, krahasuar me të paktën 200 milionë euro aq sa kërkoi nga Real Madridi.

Pas emërimit të Luis Enrikes si trajner i kampionëve francez, presidenti i klubit i ka dhënë një ultimatum sulmuesit, duke lënë të kuptohet se ai ose do të nënshkruajë një kontratë të re ose do të shitet nga kjo verë. Superylli francez i futbollit është pjesë e Paris Sen Zhermenit nga viti 2018 kur u transferua për 180 milionë euro nga Monako.

LEXO EDHE:

Back to top button