PSZH ofroi Nejmarin si huazim në operacionin e Dembeles?

Paris Sen Zhermeni ia ofroi Barcelonës brazilianin Nejmar si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Ousmane Dembeles në Paris. Futbollisti francez pritet të shitet nga Barça dhe ai e ka shprehur dëshirën për të përfunduar në “Parkun e Princave”, gjë e cila pritet të ndodhë në ditët në vazhdim.

Kampioni francez pritet t’i paguajë 50 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Borusia Dortmundit pasi e aktivizoi klauzolën “private” të lojtarit më 31 korrik, në ditën e fundit të afatit të saj.

Sidoqoftë, mediumi spanjoll “Sport” raporton se Barçës iu ofrua ish-futbollisti i saj, Nejmar, në formë huazimi nga PSZH-ja, si pjesë e negociatave që e kishin në qendër të ardhmen e Dembeles. Skuadra franceze e kishte blerë Nejmarin për 222 milionë euro pikërisht nga Barcelona në verën e vitit 2017, ndërsa me atë rast katalunasit e kishin transferuar Dembelen në vend të brazilianit për 105 milionë euro nga Dortmundi.

Nejmari u rikthye sot në fushën e blertë duke shfaqur lojë fantastike në fitoren e PSZH-së me rezultat 3:0 në një ndeshje miqësore parasezonale. Braziliani i realizoi dy gola dhe e dhuroi një asistim.

LEXO EDHE:

Back to top button