PSZH ofron pagesë dhe dy lojtarë për sulmuesin e Napolit

Performanca e Viktor Osimhen në fushën e lojës flet vetë. Golat e tij me fanellën e Napolit justifikojnë mjaftueshëm çmimin e kartonit të tij. Luis Kampos, drejtori i PSZH-së që solli Osimhen në Lille, në vitin 2019, do të donte ta merrte atë në Paris në merkaton e verës.

Sipas “RMC Sport”, ka pasur disa takime javët e fundit me agjentin e lojtari, i cili thuhet se është i hapur për destinacionin francez.

Problemi i PSZH-së do të ishte të bind Napolin, me De Laurentiis, i cili nuk ka ndërmend ta ulë çmimin e tij nën 100 milionë euro. Kështu, për të ulur çmimin e kartonit të nigerianit, Kampos do të përpiqet të ofrojë para plus kartonin e Leandro Paredesit dhe Mauro Ikardit.

LEXO EDHE:

Back to top button