PSZH, pa humbje në transfertë plot 24 ndeshje radhazi

“Gjigantët” francezë të Paris Sen Zhermenit janë skuadra e parë në histori që nuk humbet asnjë ndeshje në transfertë për një sezon të tërë të Ligue 1, si dhe e para skuadër në elitën e futbollit francez që në 24 ndeshje radhazi në transfertë, nuk ka pësuar asnjë humbje.
Faqja e statistikave “Opta”ka publikuar këtë statistikë pas fitores 2-0 të kampionëve të Francës ndaj Metz në ndeshjen e fundit të kampionatit.
Humbja e fundit e PSZH-së në një ndeshje në transfertë në Ligue 1 daton më 11 shkurt 2023, sfidë në të cilën parisienët u mposhtën me rezultatin 3-1 nga Monako, teksa kujtojmë se këtë sezon djemtë e Luis Enrike-s fituan kampionatin me kuotën e 76 pikëve.